Çfarë të bëjmë gjatë kohës së Koronës?

Të ndihmojmë njëri tjetrin! Le të bashkëpunojmë në lagjen tonë. Të mbështesim njerëzit e rrezikuar dhe të sëmurët.

Le të mbështesim punonjësit e shëndetësisë! Mbështetje financiare për pandeminë dhe paga më të larta. Të ndalojmë ndërthurjen e ekonomisë dhe shëndetësisë. Kujdesi shëndetësor falas për të gjithë.

Solidarizohuni me punët e shtëpisë! Mos u ngarkoni grave kujdesin shtesë. Burra, bëni punët e shtëpisë dhe kujdesuni!

Refuzoni punën! Le të qëndrojmë në shtëpi dhe të refuzojmë të punojmë nëse nuk kemi punë urgjente. Në rast presioni, le të bashkëpunojmë dhe mbështesim njëri tjetrin.

Kompensim i plotë i pagave dhe mbështetje për punëtorët e prekur nga masat qeveritare. Le t’i ndihmojmë ata që pësojnë nga humbjet financiare. Të mos ketë sanksione dhe masa në ndihmat sociale dhe RAV.

Pezullimi i qirave, parandaloni dëbimet! Akomodim të sigurt për të gjithë. Posaqërisht për të pastrehët, refugjatët dhe viktimat e dhunës në familje.

Të hapen burgjet e deportimit! Të evakuohen refugjatët nga kampet e BE-së.

Përgjegjësi kolektive në vend të masave shtrënguese të shtetit!

Le të ndërtojmë struktura solidare tani! Le të përgatitemi për sulmet vijuese si pasojë e krizës ekonomike.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.